Daut Haradinaj: Dje fitoi populli i Kosovës

Haradinaj: NATO nuk e ka anëtarësuar Malin e Zi për t’i marrë territor Kosovës

Duke komentuar deklaratën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti i cili ka thënë se Mali i Zi është në  NATO dhe kushdo që e cenon është në problem me NATO-n, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se NATO nuk e ka anëtarësuar Malin e Zi për ti marrë territor Kosovës. E dëgjova prononcimin e Nënkryetarit të Kuvendit z. Xhavit Haliti rreth demarkacionit. Ai tha se Mali i Zi është në NATO dhe kushdo që e cenon është në problem me NATO-n. Në mënyrë perfide z.Haliti po mundohet të aludoj se po e cenojmë Malin e Zi. E vërteta është ndryshe, askush s’po e cenon askënd dhe as NATO nuk e ka anëtarësuar Malin e Zi për ti marrë territor Kosovës, apo për t’ju arsyetuar ju. Më çudite me këto gjetje i nderuar Nënkryetar!, ka shkruar në adresën e tij elektronike, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …