leoni

Haradinaj në Dubrovnik: Objektivi ynë kryesor mbetet integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO

Haradinaj në Dubrovnik: Objektivi ynë kryesor mbetet integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po merr pjesë në Forumin e 13-të të Dubrovnikut, ku do të diskutohet për sigurinë rajonale dhe globale. Ai përmes një shkrimi, ka thënë se objektivi ynë kryesor mbetet integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO. “E ardhmja jonë varet nga aftësia për t’iu përshtatur ndryshimeve demokratike, duke e përqafuar agjendën europiane që i siguron Kosovës prosperitet dhe integrime. Gjatë panelit të diskutimit në Forumin e Dubrovnikut, theksova se po punojmë që ndërlidhja e rajonit tonë të jetë në funksion të integrimeve europiane. Objektivi ynë kryesor mbetet integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO. Vendi ynë po përgatitet për transformimin e FSK-së në forcë të armatosur, sipas standardeve të NATO-s, duke synuar bashkëpunimin me vendet aleate në forcimin e stabilitetit në rajon, Europë dhe në botë. Kosova ka paguar çmim të shtrenjtë për paqen që ka sot, ia din vlerën, dhe është e vendosur për partneritet me të gjitha vendet që janë të përkushtuara për paqen e përhershme në rajonin tonë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …