Haradinaj: Në fund të vitit do të ketë lajme të mira për çështjen e liberalizimit të vizave

Haradinaj: Në fund të vitit do të ketë lajme të mira për çështjen e liberalizimit të vizave

Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se në fund të vitit do të ketë lajme të mira për këtë çështje dhe ka theksuar se Kosova po përparon drejt liberalizmit të vizave. Ai shtoi më tutje se pa plotësuar kushtet nuk mund të ndodh liberalizimi. Zgjidhje për plotësimin e kushtit për demarkimin e kufizimit me Malin e Zi, mbetet arbitrazhi ngase qeveria tani nuk i kanë votat për versionin aktual që edhe vetë e kundërshton, deklaroi kryeministri, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Ministrinë e Tregtisë ku u prit nga ministri, Bajram Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Mujë Krasniqi

Në përvjetorin e rënies, ecje përkujtimore në nder të Mujë Krasniqit

Në shënim të përvjetorit të rënies së Mujë Krasniqit dhe bashkuftëtarëve të tij, një grup …