Haradinaj: Shkarkimi i Task-Forcës kundër korrupsionit është vendim i paplan që shkakton pasiguri juridike

Haradinaj: Nëse jemi unik, nuk do të ketë presion nga vendet e QUINT-it për heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka shfaqur kritikën e tij ndaj presionit të bërë për heqjen e taksës dhe ka thënë se ishte presioni i ndërkombëtarëve për taksën, që e detyroi Qeverinë e Kosovës të japë dorëheqje. Ai ka kritikuar vendet e QUINT-it të cilat po bëjnë presion të vazhdueshëm mbi Kosovën, por jo edhe mbi Serbinë dhe ka tërhequr vërejtjen se nëse vazhdon një presion i tillë, do të ketë destabilizim të Ballkanit e kjo nuk i leverdisë askujt. Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka theksuar më tutje se nëse të gjitha partitë parlamentare janë të bashkuara dhe nuk bëjnë lojëra mbrapa shpine, presioni për taksën do të hiqej. Nëse ne jemi unik, nëse të gjitha partitë parlamentare e kanë këtë qëndrim, Quint-i na kupton. Ata nuk janë armiq tanë. Problemi është se ne nuk po jemi unik. Edhe ata që thonë në publik se e kanë këtë qëndrim si unë, në dyer të mbyllura përfshirë Albinin, edhe LDK-ja, për PDK-në më dihet iu thonë që ne e heqim taksën dhe kthehemi në dialog. Është gabim që e bëjnë këtë. Nuk mendoj që kjo iu ndihmon atyre, as Kosovës, ka deklaruar në mes tjerash, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …