Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e hoxhë Asllan Muratit nga Mitrovica. Haradinaj tha se hoxha i ndjerë ishte burrë i respektuar dhe patriot, ndërsa ishte kujdesur për eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletinit nga viti 1998 deri në rivarrimin e tyre. “Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të hoxhë Asllan Muratit nga Mitrovica, një burrë i respektuar dhe patriot. Asllani ishte kujdesur për eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini, që nga viti 1998 e deri në rivarrimin e tyre. Ngushëllime familjes Murati dhe miqve të të ndjerit. I qoftë i lehtë dheu!”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …