Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj ka folur për darkën që liderët e Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama patën para pak ditësh në shtëpinë e re të Hashim Thaçit. Nga mediat u përfol se Haradinaj ishte i vetmi në tryezë që nuk e pranon ndarjen e Kosovës, ndërsa Thaçi, Rama, Pacolli dhe Veseli e kishin ftuar për t’i imponuar pranimin e një marrëveshje të tillë. Ka pasur një iniciativë prej kryeministrit Edi Rama për një takim të përbashkët. Në fillim ishte ideja që takimi të ndodhte në Tiranë, por ndodhi në Prishtinë. Ka qenë një bisedë e kujdesshme. Janë të njëjtat tema që i dimë: taksa, dialogu, opsionet e zgjidhjes finale. Këto kanë qenë bisedat por nuk ka pasur ndonjë ndryshim qëndrimesh. E shoh Baton Haxhiun të involvuar në agjendë të tejskajshme. Për të na bindur për diçka që nuk është e nevojshme. Nuk e kuptoj misionin e zotit Haxhiu që është angazhuar të na shpjegojë sa i mirë është ky, apo ai opsion. Ai është gazetar ka deklaruar mes tjerash, kryeministri Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …