Gjatë qëndrimit në Besianë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sërish ka mbrojur idenë se marrëveshjet e Kosovës me Serbinë e Malin e Zi janë të dëmshme për Shtetin dhe nuk duhet të lejuar që Beogradi të ketë vendimmarrje në Kosovë. Në rast se ne vazhdojmë të përshtatemi e të lejojmë atë tjetrin të vendosë për fatin e ardhmërinë tonë, ajo është një përziemje e keqe; ajo mund të shkaktojë konflikte, luftëra. Mbajtja e këtyre raporteve, për të mos lejurar Beogradin të ketë vendimmarrje në Prishtinë e në Kosovë, është kontribut drejt paqes për rajonin. Ne si shqiptarë që nuk i kemi borxh askujt prej fqinjve, pse atëherë po u dashka me u marrë prej neve për paqen në Ballkan. Kjo nuk ka kuptim, ka thënë mes tjerash Ramush Haradinaj në Kuvendin Zgjedhor të AAK-së, në Besianë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …