Duke komentuar zërat për zgjedhje të reja, kryeministri, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk sheh asnjë arsye që ai të jap dorëheqje dhe vendi të shkoj në zgjedhje. Ai ka theksuar më tutje se nëse partitë opozitare besojnë se i kanë numrat e mjaftueshëm për rrëzimin e Qeverisë, atëherë le ta bëjnë këtë. Kryeministri, Ramush Haradinaj ka ftuar opozitën që të bëhen pjesë e konsensusit të dialogut me Serbinë dhe të mos marr vendime duke u bazuar në inate. Duke folur për liberalizimin e vizave, ai theksoi se edhe pse Kosovës i janë vënë kritere të shumta, vendi i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe se tani nuk është mirë që Bashkimi Evropian të mos mbaj fjalën e nëse e bënë këtë, atëherë i bije që BE-ja na ka gënjyer.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …