Kryeministri Ramush Haradinaj pasi ka dalë kundër idesë së nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit për shkëmbim territoresh me Serbinë, ka dhënë edhe një paralajmërim të frikshëm. Ai në një paraqite televizive, ka thënë se prekja e territorit për të nënkupton luftë. “Ndarja për mua është luftë, unë këtë e them pa hezitim dhe është rrezik me fol për ndarje…”, ka deklaruar Haradinaj, teksa debatonte për çështjen e shkëmbimit të territoreve. Sipas tij, kushdo që përmend ndarje do t’i sjellë Ballkanit një tragjedi. “Nuk është mirë me përmend ndarje. Kushdo që e përmend ndarjen, për çfarëdo arsye, e ka gabim, do me i sjellë një tragjedi Ballkanit”, ka thënë ai. Haradinaj ka theksuar se në këto rrethana nuk ka as ndarje as shkëmbim territoresh, pasi situata rrezikohet. “Nuk ka ndarje, nuk ka shkëmbim territoresh, lëvizje kufijsh, është rrezik, nuk bëhet në këto rrethana”, ka thënë ndër të tjerash i pari i qeverisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …