Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të vendos vija të kuqe ndaj asnjë subjekti politik, madje as ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, kështu ka deklaruar vet kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për KosovaPress. Por, ai ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Isa Mustafa, duke thënë se ai është i pa aftë për të qeverisur vendin. “Ne po punojmë që t’i fitojmë zgjedhjet. Boshti opozitar është AAK e Nisma, dhe qëllimi është me i fituar zgjedhjet. Nëse i fitojmë do të zgjedhim partner. Por nëse nuk i fitojmë zgjedhjet nuk do të vendosim vija të kuqe dhe s’kemi vendos. AAK dhe Nisma jemi në koalicion parazgjedhor, pra është boshti opozitar AAK – Nisma, dhe mund të jemi të hapur edhe për figura të tjera politike, publike dhe për qytetarët. Nuk kam pasur ndonjë pritje nga ky kryeministër, për shkak se nga ajo që njoh ai është i dobët dhe i pa aftë. E kemi parë edhe gjatë qeverisjes në Prishtinë, ka thënë mes tjerash, Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …