Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka mirëpritur miratimin e Rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë. Haradinaj ka thënë se ky është veprim i duhur dhe institucionet duhet të angazhohen që të sjellin drejtësi për të gjitha krimet e kryera në Kosovë. “Miratimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës i Rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë, është veprim i duhur i të zgjedhurve tanë dhe institucionet tona duhet të angazhohen që të sjellin drejtësi për të gjitha krimet e kryera në Kosovë. Pa vendosjen e drejtësisë nuk mund të ketë pajtim dhe as paqe të qëndrueshme. Kriminelët e kanë vendin në burg!”, ka shkruar ai.
