Kryetari Thaçi, të premten, nuk e ka elaboruar më shumë qëndrimin për korrigjim të kufirit më Serbinë, të cilin e ka shprehur këtë javë gjatë qëndrimit në SHBA. Kësaj gatishmërie, por edhe deklarimit të Vuçiqit, se nuk e njeh kufirin me Kosovën, i është kundërpërgjigjur kryeministri Haradinaj. Ai është një nga kundërshtarët më të fortë të opsionit të luajtjes së kufirit nëpërmjet zgjidhjes finale me fqinjin verior dhe ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime konkrete në funksion të këtij përcaktimi. Qeveria që ai drejton, nëpërmjet një deklarate i ka vlerësuar deklarimet e një dite më parë të Vuçiqit si kërcënuese, agresive dhe luftënxitëse. Sipas ekzekutivit, kufijtë janë ndërkombëtarisht të njohur dhe të pranuar, përfshirë edhe ata në Jarinjë dhe Bërnjak, pikëkalime që synohet të përfshihen brenda Serbisë nëpërmjet zgjidhjes për shkëmbim territoresh. Qeveria ka konsideruar se deklarimet janë të papranueshme dhe paraqesin cenim serioz të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …