Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka vlerësuar lart partneritetit e subjektit politik që drejton me Nismën Socialdemokrate. Ai ka shkruar vlerësuar se partneriteti me Nismën Socialdemokrate do t’i sjellë fitore Kosovës. “Sot në emër të Aleancës e urova Kryetarin Limaj, strukturat udhëheqëse dhe përkrahësit e Nismës Socialdemokrate me rastin e shënimit të 10-vjetorit të themelimit të saj. Njëkohësisht i falënderova për partneritetin opozitar, si fitore për Kosovën. Të vetëdijshëm për vështirësitë që po kalon vendi, vetëm të bashkuar do t’i sjellim fitore Kosovës” ka thënë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë shënimit të 10 vjetorit të themelimit të Nismës Socialdemokrate.
