Haradinaj: Në Forumin e III-të të Nivelit të Lartë për Energji, se e ardhmja i përket energjisë së ripërtërishme

Haradinaj: Në Forumin e III-të të Nivelit të Lartë për Energji, e ardhmja i përket energjisë së ripërtërishme

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka marr pjesë sot në Forumin e III-të të Nivelit të Lartë për Energji. Ai ka thënë së pavarësia energjetike e një shteti është promotor i zhvillimit ekonomik dhe dëshmon fuqinë e një shoqërie. po ashtu kryeministri ka theksuar se e ardhmja i përket energjisë së ripërtërishme.

“Diskutim mbi investimet në infrastrukturën energjetike, në Forumin e III-të të Nivelit të Lartë për Energji. Pavarësia energjetike e një shteti është promotor i zhvillimit ekonomik dhe dëshmon fuqinë e një shoqërie. Ne e vulosëm këtë, me nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”. Jemi të vetëdijshëm se e ardhmja i përket energjisë së ripërtërishme. Synim i yni mbetet siguria energjetike dhe furnizimi i qëndrueshëm me çmime të përballueshme për qytetarët, duke rritur prodhimin edhe nga burime të ripërtërishme”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …