Ramush Haradinaj

Haradinaj: Përgjegjësinë për ndërtimin e murit-ndarës e kanë institucionet e vendit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se përgjegjësinë për ndërtimin e murit-ndarës  në veri të Mitrovicës e kanë institucionet e vendit e jo kryetari i komunës, Agim Bahtiri. Pjesa veriore nuk është nën përgjegjësinë e Bahtirit, por është komunë, të cilën e ka pranura Qeveria e Kosovës dhe institucionet e vendit.  Ndërkohë kryetari i pjesës jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri i akuzuar se ka faj për murin-ndarës ka deklaruar se tërë kjo është vetëm një sulm politik,  që po bëhet kundër tij. Unë kam kontribuar që ura të lirohet dhe asesi nuk mbajë përgjegjësi për vendosjen e murit në anën veriore, ka saktësuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …