Haradinaj: AAK në asnjë rrethanë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e një tavoline ku flitet për ndryshim kufijsh

Haradinaj: Përulemi me respekt, para heroizmit të dëshmorëve, martirëve dhe kontributit të luftëtarëve të UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në ditën e çlirimit të Therandës, ka thënë se të kujtohet e kaluara jonë e lavdishme dhe të motivohemi për të punuar edhe më shumë për zhvillim dhe mirëqenien e qytetarëve tonë. Ai duke iu drejtuar qytetarëve të Komunës së Suharekës, ka shkruar në Facebook se qershori i lirisë, shënon fillimin e kthesës historike për vendin tonë. “Përulemi me respekt, para heroizmit të dëshmorëve, flijimit të martirëve, kontributit të luftëtarëve të UÇK-së, sakrificës së të gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës, me falënderim të veçantë për aleatët tonë nga Aleanca Veriatlantike. Në këtë përvjetor jubilar, të çlirimit të kësaj Komune, të kujtojmë të kaluarën tonë të lavdishme dhe të motivohemi për të punuar edhe më shumë për zhvillim dhe mirëqenien e qytetarëve tonë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezarta Krasniqi: Kompromiset në dëm të Kosovës kjo qeveri i ka bërë standard të politikës së jashtme

Rrezarta Krasniqi: Kosova nuk mund të mbahet peng i interesave partiake

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas paralajmërimeve të Bashkimit Evropian …