Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se është i pamundur shndërrimi i Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës, përmes ndryshimeve kushtetuese, pasi duhen dy të tretat e votave të Listës Serbe për t’u bërë ndryshimet e duhura kushtetuese. “Baza kushtetuese, mandatimi përmes bazës kushtetuese si opsion është i pamundshëm, sepse kërkon votën e 2/3 të kualifikuara të deputetëve serbë, të cilët janë unik kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës. Duke qenë kështu, është vështirë të kalkulojmë se tani e kemi këtë votë. Në një moment të caktuar do të jemi të detyruar ta mandatojmë ushtrinë e Kosovës me ligj, theksoi Haradinaj por si zakonisht pa treguar as përafërsisht kohën kur do të ndodh ai moment dhe duke anashkaluar insistimin e “miqve” të cilët e kanë thënë krejt qartë se pa ndryshime kushtetuese nuk formohet dot Ushtria e Kosovës. Këtë çështje me rëndësi vitale për të ardhmen e vendit e kishte iniciuar edhe kryetari Hashim Thaçi, por më vonë ishte tërhequr pa kërkim falje sikur bën zakonisht. Plani i Ahtisarit nuk lejon që Kosova të ketë ushtri të veten, nëse për këtë nuk e japin pëlqimin deputetët e minoritetit serb, të cilët parashihet ta mbajnë peng deri në pakufi shtetin e Kosovës. Të përkujtojmë me këtë rast se Planin e Ahtisarit e kanë pranuar dhe e kanë nënshkruar të gjithë deputetët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …