Haradinaj, priti në takim një delegacion të senatorëve dhe kongresistëve amerikanë ne krye me senatori, Inhofe

Haradinaj, priti në takim një delegacion të senatorëve dhe kongresistëve amerikanë ne krye me senatori, Inhofe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion të senatorëve dhe kongresistëve amerikanë të udhëhequr nga senatori James  Inhof, dhe i shoqëruar edhe nga ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett. Haradinaj me këtë rast, shprehu falënderim të posaçëm ndaj senatorëve dhe kongresistëve amerikanë që ishin sot në Kosovë në shënimin e 11- vjetorit të Pavarësisë. “Amerika është lidhja më e rëndësishme e Kosovës. Ne jemi përgjithmonë të rreshtuar krah Amerikës dhe jemi aleatët më besnikë të saj“, tha kryeministri Haradainaj duke shprehur po ashtu falënderim për mbështetjen e SHBA-së në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova e veçmas tani në këtë fazë të rëndësishme të përmbylljes së shumë temave të rëndësishme për vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti përshëndet njohjen e pasaportave nga Armenia, pavarësisht mungesës së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky shtet

Armenia ka njohur zyrtarisht pasaportat e Kosovës.  Kurti theksoi se ky është një hap i …