Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur bindjen se procesi zgjedhor pa probleme në katër komunat veriore është pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. “Përshëndes procesin e rregullt zgjedhor, për zgjedhjen e kryetarëve në katër Komunat veriore të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj. “Në këto zgjedhje të parakohshme, qytetarët e kësaj ane, dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pa ndonjë incident në një proces demokratik, duke votuar për kandidatët që ata besojnë se do ju shërbejnë interesave të tyre”, ka thënë më tej.
