leoni

Haradinaj: Progresi i arritur në sundimin e ligjit, duhet të merret për bazë, që qytetarët tanë të lëvizin lirshëm

Haradinaj: Progresi i arritur në sundimin e ligjit, duhet të merret për bazë, që qytetarët tanë të lëvizin lirshëm

Kreu i Qeverisë së vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot më Raportuesin për Kosovën në Parlamentin Europian, Igor Soltes, me të cilin ka diskutuar për të arriturat e institucioneve shtetërore sidomos në sundimin e ligjit, të arriura këto që sipas Haradinajt duhet të merren në konsideratë dhe t’u jepet mundësia qytetarëve tanë të lëvizin pa viza.

“Progresi i arritur nga institucionet e shtetit të Kosovës, sidomos në sundimin e ligjit, janë evidente dhe duhet të merret për bazë nga vendimmarrësit, që qytetarët tanë të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së. Me Raportuesin për Kosovën në Parlamentin Europian, Igor Soltes, biseduam për këto të arritura duke inkurajuar shtetet europiane veç e veç që t’i përgjigjen thirrjes së qytetarëve tanë për të drejten e lëvizjes së lirë. E falënderova eurodeputetin Soltes, që ka qenë dhe është avokues i Kosovës në Parlamentin Europian, me besimin se vendi ynë së shpejti do ta marr liberalizimin e vizave”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Krasniqi: Ftesa e Kurtit për Abdixhikun, test për LDK-në dhe përpjekje për të dobësuar NISMËN

Opinionisti Albert Krasniqi ka komentuar ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim me …