Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr pjesë sot në festivalin tradicional të vjeljes së rrushit “Hardh Fest” në Rahovec. Ai ka thënë së puna e vyeshme e verëtarëve dhe vreshtarëve e ka bërë verën e Rahovecit brend botëror. “Rahoveci ka krijuar një traditë të gjatë të kultivimit të rrushit dhe prodhimit të verërave cilësore. Sot, pata kënaqësinë të jem i pranishëm në , festivalin tradicional të vjeljes së rrushit. Puna e vyeshme e verëtarëve dhe vreshtarëve e ka bërë verën e Rahovecit brend botëror. Si Qeveri, u kemi dhënë mbështetje të parezervë vreshtarëve dhe do të vazhdojmë të kontribuojme që prodhimet vendore të jenë të pranishme, jo vetëm në Kosovë, por edhe në tregun e jashtëm”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …