Haradinaj: Qeveria do të jetë në funksion të plotë të ekipit negociator dhe ai mund të llogaris në të gjithë mekanizmat e shtetit

Haradinaj: Do të jemi në funksion të ekipit negociator dhe ai mund të llogaris në të gjithë mekanizmat e shtetit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ekipin negociator , ku tha se Qeveria e Kosovës ka ndërtuar një ekip dinamik të ekspertëve që ka përgatitur materien gjithëpërfshirëse, të gjallë, të hapur për debat që procesi i Dialogut ndërmjet dy shteteve të tjerë transparent. Tutje Haradinaj tha se është zotuar se Qeveria do të jetë në funksion të plot të ekipit negociator dhe se mund të llogarisin tërësisht në ekspertizën të cilën e posedojnë të gjithë mekanizmat dhe sektorët e shtetit. “Me qëllim të koordinimit të veprimeve dhe afateve për procesin e dialogut, takova sot bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator të votuar në Kuvend, së bashku me grupin e ekspertëve të Zyrës së Kryeministrit. Qeveria e Kosovës ka ndërtuar një ekip dinamik të ekspertëve që ka përgatitur materien gjithpërfshirëse, të gjallë, të hapur për debat, që procesi i Dialogut ndërmjet dy shteteve të jetë transparent. U zotova se Qeveria do të jetë në funksion të plotë të ekipit negociator dhe ai mund të llogaris tërësisht në ekspertizën të cilën e posedojnë të gjithë mekanizmat dhe sektorët e shtetit”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …