Ftesat që po bëhen nga Prokuroria e Gjykatës Speciale për ish-eprorët dhe luftëtarët e lirisë kanë për qëllim destabilizimin e më tejmë të Kosovës. Së fundmi ka reaguar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se Gjykata Speciale është një dëshmi se sa larg ka shkuar sakrifica e popullit tonë. Lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e shenjtë dhe kjo do të dëshmohet fuqishëm gjithnjë e kurdoherë. Kryeministri ka paralajmëruar se Qeveria do t’i qëndrojë afër luftëtarëve të lirisë dhe në çdo kohë do t’ju ofrojë ndihmën e nevojshme për mbrojtje juridike. “Sakrifica e popullit të Kosovës deri te liria e pavarësia ishte e pashembullt në historinë e re të Europës. Lufta jonë çlirimtare ishte e drejtë dhe e shenjtë dhe kjo është dëshmuar tashmë. Nga ne, janë kërkuar gjithnjë e më shumë sakrifica e përballje me drejtësinë, ndonëse ne ishim viktima të agresionit. Askush nuk ka të drejtë ta turpërojë Kosovën dhe të fshihet, të pengojë apo t’i shmanget drejtësisë, ka porositur Haradinaj.
