Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar Lordin Tariq Ahmad të Wimbeldonit, përfaqësues i posaçëm i kryeministres britanike Theresa May, për parandalimin e dhunës seksuale në konflikte si dhe Baroneshën Helic, anëtare e Dhomës së Lordëve. Haradinaj ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për bashkëpunimin dhe iniciativat rreth adresimit të çështjes së viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Kreu i ekzutivit përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facenook” ka thënë se personat me plagë të luftës do të kenë trajtim dhe pozicion të dinjitetshëm në shoqëri.
“Në ditët e para të qeverisjes, kemi marrë vendim për kompensim mujor të kësaj kategorie të stigmatizuar të shoqërisë sonë. Si Qeveri, për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë konfliktit të fundit, kemi marrë vlerësime të larta edhe nga Amnesty International, në raportin e fundit për Kosovën. Qeveria e vendit mbetet e përkushtuar që personat me plagë të luftës të kenë trajtim dhe pozicion të dinjitetshëm në shoqëri”, ka shkruar Haradinaj