Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj ua kujton atyre që kanë harruar trimërinë e Daut Haradinajt

Haradinaj: Qeveria Kurti ka prirje për të mashtruar qytetarët

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka shkruar se Qeveria Kurti ka prirje për të mashtruar qytetarët. Duke komentuar vendimin për anulimin e kyçjeve të Ferizajt dhe Vitisë në Autostradën “Arbën Xhaferi”, ai ka shkruar se vendimi për këto anulime tendenca për të mashtruar qytetarët se i anuloi pagesat për Bechtel Enka. Pra i harmonizuam qëndrimet tona edhe për tema tjera që janë të interesit nacional e që siç duket po shkojnë keq, sidomos dialogu dhe përfaqësimi i jashtëm. Kjo qeveri e kaloi një muaj pa asnjë vendim që do të ndikonte në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Thjeshtë qeveri mashtruese me shkarkime, emërime dhe anulime. Shkarkime kolektive dhe pa e vlerësuar përformancën e tyre. Goditjet politike ndaj ambasadorëve që për vlerësimin tonë kanë qenë në nivel të lartë, ka shkruar në mes tjerash shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …