Kryeministri, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ndërmarrësin e suksesshëm, Avdi Tafilaj me të cilin ka biseduar mbi mundësitë e investimeve nga diaspora në Kosovë. Gjatë bisedës së zhvilluar, kryeministri Haradinaj ka shfaqur kënaqësinë që bashkatdhetarët janë duke shprehur interesimin e tyre për të investuar në Kosovë dhe ka theksuar se ata do ta kenë mbështetjen e Qeverisë që investimet e tyre të gjejnë hapësirën e duhur. “Bashkatdhetarët kanë ndihmuar Kosovën në të gjitha periudhat, tani ka ardhur koha që përmes investimeve të tyre të ndihmojnë zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe t’i japin shtysë zhvillimin ekonomik. Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet maksimalisht e përkushtuar në forcimin e mekanizmave ligjor që sa më shumë investime të vijnë nga diaspora dhe të gjejnë hapësirën e duhur për investime në vendin tonë të përbashkët, Kosovën” ka deklaruar kryeministri, Ramush Hardinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …