Kryetari i AAK-së dhe Komandanti i Zonës së Dukagjinit gjatë luftës, Ramush Haradinaj, u ka dërguar porosi, miqve të Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës, duke u përkujtuar se rrugën e shtetit të Kosovës nuk mund ta ndal askush. Në postimin e tij ka shkruar se “Është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë ‘poternicat’ e tyre”, ka shkruar Haradinaj. “Ne si popull e si individë, nuk jemi trembur nga tanket e Millosheviqit e lere më nga fletë-arrestet e tij. Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës, „Rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush“. Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush! Do të takohemi shpejt në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …