Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur besimin e tij që Gjykata Kushtetuese do të marr vendim në favor të dekretit për zgjedhjen e qeverisë së re nga partia e dytë. Ai thotë se këtu nuk bëhet fjalë për mohimin e të parit, pasi i është dhënë mundësia partisë së parë, e ka krijuar qeverinë dhe i është dhënë për herën e dytë, por nuk e ka pranuar. Haradinaj, tutje është shprehur se vendimin e marrin vetëm gjykatësit e Kushtetueses dhe jo ata që debatojnë. Kryetari i AAK-së thekson se ai e sheh si opsion real dhënien e legjitimitetit kushtetues dekretit të kryetarit Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …