Deputeti i AAK-së, gjeneral Daut Haradinaj përmes një shkrimi të publikuar i është përgjigjur Vulinit, se shqiptaret nuk shkaktojnë monumentet e kulturës dhe kurrë nuk kanë bërë e as nuk bëjnë spastrim etnik. “Vulin, sa për ty dhe për shefat tuaj historik, asnjë kishë serbe nuk kish me mbetë në Kosovë. Shqiptarët që ti i quan “terroristë” i kanë ruajtur e kultivuar që 500 vjet, dhe atë jo për hatrin tënd por se kështu jemi ne shqiptarët. Ne jemi shqiptarë, edhe myslimanë edhe katolik edhe ortodoks, dhe e duam njëri tjetrin. Ju e keni prishur veten tuaj duke e vendosur fenë para kombit. Shqiptarët s’kanë bërë dhe s’bëjnë kurrë spastrim etnik, kemi dhënë prova se jemi njerëz të fjalës dhe këtu pajtohem me të gjithë, por ndjekja nga kriminelët në Beograd do ta marr përgjigjen e njëjtë çdoherë”, ka theksuar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …