Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Tribuna Channel thotë se është po ai i vitit 2004, kur pati lënë postin e kryeministrit për t’a përfillur kërkesën e drejtësisë ndërkombëtare. Mirëpo, tani po e shohim një realitet të ri. Nëntë vjet, Kosova, i ka dhënë mundësinë OKB-së për ta bërë ligjin në Kosovë . “Poashtu i kemi dhënë përkrahje edhe EULEXIt për të bërë drejtësinë dhe pas këtyre mundësive ka ardhur koha t’i themi faleminderit dhe mjaft më partnereve ndërkombëtar. Tani vet po duam më bë ligjin”, ka thënë Haradinaj. Në një intervistë ekskluzive për Tribuna Channel ka propozuar që të krijohet një Gjykatë vendore e cila do t’i hetonte të gjitha krimet që kanë ndodhur në Kosovë, përfshirë edhe pretendimet e supozuara në raportin e Dick Martit. Ai thotë se Qeveria nuk ka asnjë bazë ligjore në riprocedim të amendamenteve të cilat do t’i hapeshin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale. Populli nuk mund të durojë më dhe se zgjedhjet janë rrugëzgjidhje për tejkalimin e situatës. Ai ka mohuar kategorikisht mundësinë e ribashkimit më Isa Mustafën, pasi sipas tij, as LDK dhe as Mustafa më nuk janë të njëjtit.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …