Sot Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shënuar 21 vjetorin e themelimit. Duke folur për të arriturat e kësaj partie, lideri i saj, Ramush Haradinaj theksoi se shumë të arritura të Kosovës e kanë vulën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Aleanca dallon nga partitë e tjera, për faktin jo vetëm se i artikulon bukur interesat e Kosovës por edhe i realizon ato. Vulën e Aleancës, e kanë shumë të arritura të Kosovës që nga liria, infrastruktura bazike, rifillimi i jetës në Kosovë, qeverisjes komunale, shërbimeve për qytetarë në çdo kohë dhe me respekt. Vulën e Aleancës, e kanë shumë të arritura të Kosovës që nga liria, infrastruktura bazike, rifillimi i jetës në Kosovë, qeverisjes komunale, shërbimeve për qytetarë në çdo kohë dhe me respekt. Vulën e Aleancës e kanë edhe krijimi i ministrive të para të drejtësisë dhe rendit publik në vitin 2005. Po ashtu vulën e Aleancës e kanë të gjitha proceset e angazhimit të Kosovës deri në pavarësi, ndërsa në qeverisjen e dytë, vulën e Aleancës e kanë të gjitha punët që janë sot themel i shtetit tonë”, theksoi mes tjerash lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …