Ramush Haradinaj

Haradinaj: Si rezultat i kundërshtimit opozitar u ndalua zbatimi i AKS-së dhe Demarkacionit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se si rezultat i kundërshtimit opozitar është ndalur zbatimi i dy marrëveshjeve të dëmshme për Kosovës sikur janë: Marrëveshja e  Asociacionit dhe Demarkacionit. AK-ja do të mbetet e vendosur dhe e bindur se fronti qytetar është më i fortë sesa këta që e kanë kapur shtetin. “U vërtetua se kundërshtimi opozitar është më se i domosdoshëm dhe unë jam i lumtur që ai po i mbërrin efektet e veta për mbrojtjen e shtetit. Si rezultat i këtij kundërshtimi është ndalur zbatimi i dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin, marrëveshja e Asociacionit dhe e Demarkacionit. Ky kundërshtim u dëshmua i domosdoshëm edhe në ditën e votimit të kryetarit, ku Kuvendi i Kosovës arriti ta kontrabandojë për kryetar “arkitektin” e uzurpimit të shtetit! Janë të mjerë ata të cilëve krenaria e vetme u kanë mbetur: nënshtrimi, shitja dhe kontrabandimi i vullnetit qytetar. Unë dhe AAK-ja do të mbetemi të vendosur e të bindur se fronti qytetar është më i fortë sesa këta që e kanë kapur shtetin. Ne së bashku me qytetarët do të dimë që fuqinë që e kemi dhe që qindra e mijëra prej jush e manifestuat në disa protesta radhazi, ta orientojmë në rikthimin e demokracisë në vend. Kjo do të bëhet vetëm duke ia kthyer mandatin qytetarit nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …