Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar për 12 qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës që shënon dhe fitorën e UÇK-së kundër forcave okupatore serbe. “12 qershori i vitit 1999 shënon fillimin e hyrjes së forcave tokësore të NATO-s në Kosovë dhe fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kujtojmë sot, betejat e përgjakshme anekënd Kosovës, ku mijëra luftëtarë trima, ranë dëshmorë për lirinë e Atdheut”, ka shkruar Haradinaj. Ai ka thënë se i falënderohet me përulje SHBA-së dhe NATO-s që Kosovës i dolën në krah në kohën më vendimtare në historinë e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …