Avokati, Arianit Koci ka bërë të ditur se kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i arrestuar nga autoritetet franceze sot do të paraqitet para zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, të Gjykatës së Apelit në Colmar. Me këtë rast, dhoma hetuese e kësaj gjykate, do ta shqyrtojë kërkesën e Serbisë për ekstradim. Avokati Koci, thotë se Franca është një prej shteteve që më së shumti e ka mbështetur Kosovën në rrugën drejt lirisë, dhe i njeh shumë mirë rrethanat gjatë dhe pas luftës në Kosovë dhe shprehet i sigurt se kërkesa e Serbisë për ekstradim do të refuzohet ndërsa Haradinaj pritet të lirohet gjatë ditës së sotme.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …