Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur kritikave që i janë bërë propozimit të tij për ngritjen e një memoriali për shqiptarët e vrarë në Betejën e Kosovës në vitin 1389. Ai ka sqaruar se nuk po provon ta ndryshojë historinë serbe, duke nënvizuar se historia shqiptare është më e vjetër sesa krejt historitë e Ballkanit. “Pas propozimit tim të djeshëm që institucionet e Republikës së Kosovës ta ngrisin një memorial për shqiptarët e vrarë në Betejën e Kosovës, ka pasur disa reagime, sa emocionale aq diletanteske, prej asaj se unë i jam vënë në mbështetje “Car Llazarit” e deri te ajo se po provoj ta ndryshoj historinë e serbëve! U përgjigjem të gjithë këtyre zërave, se unë nuk po merrem as me lavdinë e as me historinë e të tjerëve. Po kërkoj një lapidar ose memorial, ku do të kujtoheshin të gjithë ata shqiptarë, e që nuk janë pak, që ranë në Betejën e Kosovës, sepse edhe historia edhe lavdia u përket atyre, dhe mitet nuk mund t’i ndryshojnë faktet historike”, ka thënë Haradinaj. Ai ka shtuar se ‘historianët serbë e dijnë mirë se në Betejën e Kosovës kanë marrë pjesë ushtritë e princave shqiptarë dhe është mirë që për këtë t’i mësojnë edhe politikanët e padijshëm të tyre”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …