Haradinaj-Stublla: Kosova ka demonstruar gatishmëri për t’u bërë anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut

Meliza Haradinaj: Kosova ka demonstruar gatishmëri për t’u bërë anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, mori pjesë në takimin virtual të Komisionit të Partneritetit të Kartës së Adriatikut , nikoqire e së cilës ishte Bosnje Hercegovina. Në komunikatën ministrore thuhet se ministrja deklaroi se rruga euroatlantike e Kosovës është e paalternativë, ndërsa rajoni nuk do të jetë i plotë pa përfshirjen e Kosovës në Kartën e Adriatikut dhe në strukturat e NATO-s dhe BE-së. “Kosova është e qartë në orientimin dhe vizionin e saj – ne jemi plotësisht të vendosur të bëhemi pjesë e familjes Euro-Atlantike dhe kontribuues në sigurinë rajonale dhe globale”, u shpreh ajo. Shefja e diplomacisë shpjegoi  se që nga viti 2012 kur u bë vëzhguese e Kartës së Adriatikut, Kosova ka demonstruar vazhdimisht gatishmërinë e saj për t’u bërë anëtare e plotë, duke marrë pjesë në mënyrë aktive në të gjitha forumet, e duke e profesionalizuar, trajnuar e përforcuar Forcën e saj Mbrojtëse në koordinim dhe sipas standardeve të NATO-s dhe vendeve aleate që kanë ndihmuar zhvillimin e FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …