Është rrëzuar një avion ushtrarak në rajonin Kharkiv të Ukrainës, ku si pasojë humbën jetën afër 30 persona. Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla përmes një postimi tha se është e tronditur nga përplasja tragjike e avionit, ku ndodheshin studentët ushtarakë dhe kadetë universitarë. Ajo tha se lutjet e Kosovës janë me njerëzit e Ukrainës teksa ndan pikëllimin me familjet e viktimave. “Të tronditur thellë nga përplasja tragjike e avionit afër Kharkiv, ku ndodheshin studentë ushtarakë dhe kadetë universitarë. Lutjet e Kosovës janë me njerëzit e Ukrainës dhe ne ndajmë pikëllimin me familjet e viktimave të kësaj tragjedie shkatërruese”, ka shkruar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …