Haradinaj-Stublla: Roli aktiv i Mbretërisë së Bashkuar në përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi është i rëndësishëm

Haradinaj-Stublla: Roli aktiv i Mbretërisë së Bashkuar në përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi është i rëndësishëm

Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një bisedë me Ministren Britanike për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, Wendy Morton. “E falënderova znj. Morton për mbështetjen e pazëvëndësueshme të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për shpreha vullnetin për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve tona edhe pas procesit të BREXIT”, është shprehur ajo. “Arritjet historike të Kosovës kanë ndodhur vetëm kur të gjithë aleatët tanë kanë vepruar bashkë. Në këtë kontekst, theksova rëndësinë e rolit aktiv edhe të Mbretërisë së Bashkuar në përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi, që duhet të rezultojë me njohje reciproke brenda kufinjve ekzistues”, ka saktësuar ministrja Haradinaj-Stublla.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …