Shefja e diplomacisë së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla është deklaruar para takimit të palës kosovare me atë serbe me ndërmjetësimin e emisarit amerikan për procesin e dialogut Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë. Ajo ka treguar se në këtë takim pala kosovare do të hyjë me parime të pa negociueshme, siç janë ruajtja e integritetit territorial, rendit kushtetues, dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës, me objektivin e vetëm për njohje reciproke me Serbinë. “Çdo gjë tjetër jashtë kësaj kornize parimesh, është në kundërshtim me interesat e Kosovës dhe nuk besoj se kemi rrezik për t’u shqetësuar”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …