Ministrja, Meliza Haradinaj-Stublla ftohet për raportim në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Haradinaj-Stublla: Serbia po i shkel ligjet ndërkombëtare, duke e mbajtur në burg, Nezir Mehmetajn

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar lidhur me rastin e Nezir Mehmetaj, kosovari i cili po vazhdon të mbahet në burgjet e Serbisë. Ajo ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Mehmetajt, i cili po mbahet ilegalisht qe 6 muaj nga autoritetet serbe. “Kosova kërkon lirimin e menjëhershëm të qytetarit tonë Nezir Mehmetaj, cili po mbahet ilegalisht qe 6 muaj nga autorietet serbe. Serbia po i shkel ligjet ndërkombëtare duke arrestuar qytetarët e Republikës së Kosovës pa asnjë bazë përpos asaj etnike. Përpjekjet e Serbisë për të demonizuar Kosovën dhe qytetarët e saj, po i minojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje, dhe kjo nuk i shërben as dialogut dhe as paqes e stabilitetit në rajon”, ka shkruar ministrja Haradinaj-Stublla.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …