Haradinaj-Stublla

Haradinaj-Stublla: Tre nga policët që u konfrontuan me terroristët në Vjenë, janë shqiptarë nga Kosova

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur se tre nga policët që u konfrontuan me terroristët të cilët e kryen sulmin në Vjenë, janë shqiptarë nga Kosova, që jetojnë dhe punojnë në Vjenë. Siç njoftuan mediat kosovare pasdite, shefja e diplomacisë kosovare këtë deklaratë e bëri në një konferencë për media me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Hajko Mas në Berlin, ku po qëndron në një vizitë zyrtare që dje. Policia austriake publikoi sot se terroristi i vrarë është shqiptar 20-vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut ndërsa një pjesë e mediave austriake pohojnë se në mesin e të dyshuarve për sulmin e mbrëmshëm ka edhe persona me origjinë nga Kosova, të gjithë të lidhur me organizatat terroriste.

Kontrolloni gjithashtu

Autoritetet më të larta të vendit kanë kujtuar masakrën e Mejës

Autoritetet më të larta të vendit kanë kujtuar masakrën e Mejës, ku forcat shqiptar vrasëse …