Kryetari i AAK-së, Ramush haradinaj ka pritur sot në takim kryetarin e Komunitetit Malazez në Kosovë, Sllobodan Vujiçiq. Me këtë rast, ata folën për pozitën e komunitetit malazez në Kosovë si dhe për çështjen e shënjimit të vijës kufitare mes dy shteteve. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që kjo çështje kërkon qasje të drejtë, profesionale dhe të paanshme, në mënyrë që ajo të zgjidhet në përputhje me interesat e ndërsjella. Sipas komunikatës së AAK-së, kryetari Haradinaj u shpreh i vendosur që komuniteti malazez t’i realizojë të gjitha të drejtat në Kosovë dhe të trajtohet si të gjitha bashkësitë e tjera etnike. “Malazezët në Kosovë sikurse edhe shqiptarët në Mal të zi janë element të rëndësishëm që përcaktojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve”, ka deklaruar ndër të tjerash kryetari, Haradinaj.
