Kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë Ruari O’Conell. “Sot pata kënaqësinë ta pres në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, me të cilin folëm për procesin zgjedhor dhe për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës. E sigurova Ambasadorin O’Connell, për angazhimin maksimal timin dhe të partnerëve, për krijimin e Qeverisë së re dhe për adresimin e çështjeve, që kërkojnë zgjidhje urgjente, që nga sundimi i ligjit, proceset integruese e deri te zhvillimi ekonomik i vendit. I përcolla mirënjohjen time për angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar, në mbështetjen e Kosovës dhe proceseve të saj demokratike dhe njëkohësisht kërkesën për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij në rrjetin social.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …