Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me përfaqësuesit e Odave Ekonomike dhe të bizneseve të ndryshme nga Arabia Saudite. Ai ka thënë se vendi ynë ka krijuar klimë të volitshme investuese dhe ofron mundësi të shumta për investimin e kapitalit të huaj.
“Në takim me Këshillin e Odave Ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme nga Arabia Saudite, biseduam për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe rreth investimeve e projekteve potenciale, që mund të bëheen në vendin tonë. Prurjet e investimeve të huaja janë nxitësit themelorë të rritjes ekonomike. Kosova, ka krijuar tashmë klimë të volitshme investuese dhe si destinacion atraktiv, ofron mundësi të shumta për investimin e kapitalit të huaj”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.