Kryeministri Ramush Haradinaj, ka përsëritur se taksa 100 për qind e vendosur ndaj produkteve të Serbisë nuk do të hiqet deri në njohje nga Serbia. “Ajo që ka mbetur e hapur edhe më tutje është një marrëveshje me Serbinë, por që duhet të ndodhë me kufijtë ekzistues. Kosova e 17 shkurtit është e arritur e gjithë shqiptarëve, kjo është e arritur edhe e aleatëve tanë. Kur them se nuk bëjmë hapa mbrapa, pra nuk lejojmë hapjen dhe tjetërsimin e Kosovës së pavarur të 17 shkurtit. Le ta harrojë çdo kush se do t’i falim dikujt tokëka thënë Haradinaj sot në Gllogjan të Deçanit, ku bëri homazhe te Kompleksi Memorial i dëshmorëve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …