Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj i është përgjigjur, siç e ka quajtur ai “komandantit të ri i ushtrisë së vjetër famëkeqe të

Haradinaj: Taksa e vendosur ndaj prodhimeve serbe mbetet deri atëherë kur të ndodhë njohja e Kosovës nga Serbia

Kryeministri Ramush Haradinaj ka potencuar edhe një herë se taksa e vendosur ndaj prodhimeve serbe do të mbetet në fuqi deri atëherë kur të ndodhë njohja e Kosovës nga Serbia dhe se askush nuk duhet të kalkulojë ndryshe. Këto komente, kreu i Qeverisë, i ka bërë gjatë Konventës së parë të Prodhuesve të Kosovës, që është organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës. Ndër të tjera, Haradinaj ka thënë se kjo taksë është vendosur për faktin se prodhimet e Kosovës nuk kanë pasur mundësi të depërtojnë në Serbi dhe Bosnjë, transmeton kp. Po ashtu, ai tha se shumë operatorë të Serbisë operojnë në Kosovë si një treg i hapur, ndërsa asnjë nga Kosova nuk ka mundur të operojë atje dhe pikërisht për këtë, siç theksoi ai, sfida në një mënyrë nuk është e keqe, duke thënë se ai që ka arritur sot shumë, ka pasur të kaluar jo të lehtë. I pari i Qeverisë së Kosovës, ka thënë se tani është koha t’u jepet përparësi produkteve vendore, ndërsa ua tërhoqi vërejtjen prodhuesve të mos manipulojnë me çmime.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …