Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka thënë se taksa ndaj Serbisë mund të jetë në fuqi përjetësisht, nëse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Para strukturave të partisë në Lipjan, kryetari i AAK-së ka thënë se Kosovës i kushton mos njohja nga Serbia, andaj t’i kushtojë edhe shtetit serb me taksë 100%. Kryeministri ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi tashmë ka emër, e ajo është njohja reciproke me kufijtë ekzistues. Haradinaj ka thënë se taksa mund të mos shfuqizohet asnjëherë. Këto deklarata ai i ka bërë të premten në shënimin e 19 vjetorit të themelimi i degës së AAK-së në Lipjan.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …