Kryeministri Haradinaj, ka vizituar fabrikën e “Vipa Chips” me ç’rast tha se shitjet në këtë fabrikë janë rritur qysh prej vendosjes së taksës ndaj produkteve të Serbisë. Ai po ashtu tha se është e rëndësishme që në këtë fabrikë janë qindra të punësuar. Ndërsa shtoi se taksa prej 100% e vënë ndaj produkteve serbe, ka ndikuar në rritjen e shitjes se këtij produkti vendor. Njëherësh, Haradinaj potencoi problemin që ka kjo fabrikë lidhur me energjinë. I pyetur nga gazetarët duke cituar kryetarin Thaçi se a do të ketë korrigjim të lehtë kufijve në marrëveshjen me Serbinë, Haradinaj ka mohuar një gjë të tillë. Kurse pronari i fabrikës “Vipa”, Bedri Kasumi, tha se gjatë vizitës e njoftoi kryeministrin me sfidat që ka kjo kompani dhe pritshmëritë nga qeveria. Pas takimit me Kosumin, Haradinaj ka inspektuar fabrikën ku prodhohen çipsat dhe ka provuar produktet ‘Vipa’.
