Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj i është përgjigjur, siç e ka quajtur ai “komandantit të ri i ushtrisë së vjetër famëkeqe të

Haradinaj: Tarifa prej 100% nuk është e drejtuar ndaj asnjë qytetari, ndaj asnjë komuniteti e assesi ndaj qytetarëve serbë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe njëherë është deklaruar për taksën 100 për qind të vendosur për produktet e Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovinës. Ai ka sqaruar se Dogana e Kosovës nuk ndalon mallrat për personat fizik dhe udhëtarët. Ai gjithashtu ka shtuar se hyrja e mallrave komerciale vazhdon normalisht, nepër të gjitha vendkalimet kufitare, sipas ligjeve dhe vendimeve në fuqi. “I vetdijshëm për fushatën kundër vendimit sovran të Kosovës për importin e mallrave nga Serbia dhe BeH dhe i vendosur në mbrojtje të te drejtave të qytetarëve pa dallim, dua të ritheksoj se tarifa prej 100% nuk është e drejtuar ndaj asnjë qytetari të vendit, ndaj asnjë komuniteti të caktuar e assesi ndaj mbijetesës së komunitetit serb. Mirënjohës Doganës së Kosoves për rikonfirmimin publik, se të gjitha donacionet me mallra që sillen në Kosovë sipas procedurave ligjore, si dhe të gjitha mallrat për personat fizik dhe udhëtarët sipas te drejtave ligjore nuk janë ndaluar nga Dogana dhe janë liruar nga tarifa konform procedurave të Kodit Doganor dhe ligjeve tjera ne fuqi. Për më tepër, hyrja e mallrave komerciale vazhdon normalisht, nepër të gjitha vendkalimet kufitare, sipas ligjeve dhe vendimeve në fuqi”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …