Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj mori pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore kushtuar hernjove, Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj. Duke folur për jetën dhe veprimtarinë e tyre atdhetare, ai tha se historia dhe atdhedashuria e heronjve, Rasim Kiçina e Ragip Halilaj do të mbahet mend përgjithmonë. E di rrugën e jetës së tyre, ata u flijua pak ditë para lirisë dhe kjo është një dëshmi se çdo minutë dhe çdo ditë e luftës ishte me dhimbje, ishte me flijime, ishte me gjak, me njerëz tonë edhe ne duhet të bëjmë kujdes ta ruajmë lirinë tonë, ta forcojmë lirinë tonë dhe mos të lejojmë asnjëherë askënd ta mohojë apo ta nëpërkëmbë një sakrificë kaq të madhe dhe një luftë kaq të madhe të popullit tonë. Lavdi të rënëve për liri!, theksoi mes tjerash lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …